Korrik 9, 2019

U zhvillua një vizitë në Organizatat komunale të Kryqit të kuq të Vranjës dhe Bujanocit

Kryqi i kuq i RMV-së këtë vit është një partner i projektit për implementimin e Projektit “Sfidat për një zgjidhje inovative të sigurisë – Ushqim për të gjithë”, koordinuar nga Shoqata “Eja Maqedoni”, mbështetur financiarisht nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Qëllimi i Projektit është krijimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme do të sigurojë në nivel nacional një sistem që do të shfrytëzojë tepricat e tregut për të siguruar ushqim nutritiv për kategoritë e mëdha dhe të ndryshme të qytetarëve të rrezikuar në pikëpamje sociale të cilët kanë nevojë për të.

Kryqi i kuq i Serbisë ka një përvojë shumëvjeçare në zbatimin e programit social për sigurimin e vakteve të ngrohta për grupet e synuara të prekshme, përmes funksionimit të kuzhinave popullore të cilat menaxhohen nga ana e tyre. Për të marrë njohuri të caktuara për përvojat e tyre pozitive në funksionimin e kuzhinave popullore, më 4 korrik të vitit 2019 përfaqësues të Shërbimit profesional të Kryqit të kuq të RMV-së, Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, si dhe një përfaqësues i Shoqatës “Eja Maqedoni”, zhvilluan një vizitë në organizatat komunale të Kryqit të kuq të Vranjës dhe Bujanocit, si dhe në aktivitetet në terren ku përgatitet dhe distribuohet ushqimi për popullsinë e prekshme. Nga viti 1991 deri më sot në Serbi në vazhdimësi përgatiten gjithsej 33.715 vakte të ngrohta, përmes 77 kuzhinave popullore të cilat menaxhohen nga ana e Kryqit të kuq. Në Beograd funksionon 1 kuzhinë e cila përgatit vakte të ngrohta për 13.500 përfitues dhe ato distribuohen në 17 komuna në qytet.

Vizita ofroi mundësinë për të marrë informacion që do të jetë i dobishëm në hartimin e një propozim-zgjidhjeje me modele të përshtatshme për një mbështetje institucionale.

                                               

< kthehu mbrapa