Maj 16, 2019

Vizita e delegacionit të Kryqit të kuq të Bavarisë

Më 15 maj 2019, Kryqi i Kuq i Maqedonisë u vizitua nga një delegacion pesë-anëtarësh i Kryqit të kuq gjerman nga rajoni i Bavarisë. Delegacioni udhëhiqej nga z. Gernot Jungbauer, drejtor i Zyrës për Frankinë e Sipërme dhe të Mesme. Delegacioni u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Maqedonisë, Dr. Sait Saiti.

Në bisedime, Sekretari i Përgjithshëm Saiti prezantoi punën e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, shërbimet e ofruara nga shoqata nacionale në vend, format e financimit dhe aktivitetet kyçe të organizatës. Gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm me Kryqin e kuq gjerman me theks të veçantë në bashkëpunimin bilateral të organizatave komunale të Kryqit të kuq të Maqedonisë me organizatat komunale të Kryqit të kuq nga Bavaria. Gjithashtu u diskutua mundësia për krijimin e bashkëpunimit edhe të organizatave komunale të tjera të Kryqit të kuq nga Gjermania dhe Maqedonia.

Mysafirët nga Gjermania prezantuan aktivitetet e organizatave të tyre komunale të Kryqit të kuq, me theks të veçantë në aktivitetet e kujdesit shëndetësor që ata i ofrojnë si ndihmë dhe mbështetje për të moshuarit, ndihmën e parë, dhurimin e gjakut, sigurinë e ujit dhe malit dhe aktivitete të tjera të ofruara nga Kryqi i kuq gjerman.

U shpreh kënaqësia për bashkëpunimin dhe mundësitë e deritashme për implementimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në periudhën e ardhshme.

< kthehu mbrapa