Mars 1, 2018

Vizita e delegacionit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në Shqipëri

Në periudhën nga 21 deri 23 shkurt, një delegacion i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë realizoi një vizitë në Kryqin e kuq të Shqipërisë në Tiranë, Shqipëri. Delegacioni ishte i përbërë nga: Prof. Dr. Romel Velev – kryetar, Dr. Sait Saiti – sekretar i përgjithshëm dhe Sasho Taleski – udhëheqës i Sektorit të programeve në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Delegacioni vizitoi Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Shqipërisë në Tiranë ku u prit nga kryetari i Kryqit të kuq të Shqipërisë Uli Alushi dhe sekretari i përgjithshëm Artur Katuçi. Gjatë vizitës u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit të dy shoqatave nacionale në nivel nacional dhe lokal. Gjithashtu u ra dakord për projekt-platformën e bashkëpunimit në veprimtari të ndryshme programore të dy shoqatave nacionale, e cila së shpejti do të nënshkruhet në Republikën e Maqedonisë. Dy shoqatat nacionale kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim bilateral në vitin 1998. Gjatë qëndrimit gjithashtu u vizitua edhe Organizatat e qytetit e Kryqit të kuq të Tiranës, me ç’rast u prezantuan aktivitetet kyç të shoqatës nacionale në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë duke vënë theksin në ndihmën e parë, dhurimin e gjakut, aktivitetet rinore dhe ato sociale-humanitare.

< kthehu mbrapa