13 Shtator, 2017

Vizita e një delegacioni të Gardës Kombëtare të Vermontit në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë

Sot, më 13 shtator të vitit 2017, një delegacion i Gardës Kombëtare të Vermontit në përbërje: Kristofer Harik, zëvendës-komisar i sigurisë publike, nënkoloneli Brajan Kavanag, drejtor i departamentit të mbështetjes ushtarake, dhe Bred Patnaud, projekt-menaxher, realizoi një vizitë punuese në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, ku u prit nga sekretari i përgjithshëm i Kryqi të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave në sferën e parandalimit dhe përgatitjes në rast të katastrofave natyrore dhe mësimet e nxjerra, në mes të Shoqatës nacionale dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, si dhe mundësia e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe përfshirja aktive e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në aspektin e implementimit të trajnimeve dhe ushtrimeve në ballafaqimin me situata të incidentit.

< kthehu mbrapa