4 Tetor, 2017

Vizita e një delegacioni të Kryqit të kuq të Austrisë

Në periudhën nga 02 deri 04 tetor në vizitë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë është një delegacion tre-anëtarësh i Kryqit të kuq të Austrisë, i udhëhequr nga shefi i Repartit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Valter Hajek. Në këtë delegacion është gjithashtu edhe z. Eduard Trampush, shef i Programeve Ndërkombëtare dhe z-ja Angelika Shercer, bashkëpunëtore profesionale në Repartin Ndërkombëtar përgjegjës për Evropën Juglindore.

Gjatë vizitës delegacioni i bëri një vizitë Zyrës qendrore me ç’rast realizoi takime me sekretarin e përgjithshëm Dr. Sait Saiti dhe udhëheqësin e Sektorit të programeve Sasho Taleski dhe personat përgjegjës të programit për veprimtarinë humanitare sociale, veprimtarinë parandaluese shëndetësore, të rinjtë dhe financat.

Gjatë vizitës u vizituan organizatat komunale të Kryqit të kuq të Gazi Babës, Kryqi i kuq i Kriva Pallankës dhe Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit. Qëllimi primar i vizitës ishte rishikimi i bashkëpunimit aktual programor dhe detektimi i mundësive për përparimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme programore të dy shoqatave nacionale.

Më 4 tetor u realizua edhe takimi me Zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup dhe u realizua një takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoni, m-r. Renate Kobler.

< kthehu mbrapa