Посета на ЦКРМ од страна на делегатот за здравство, Jeyathesan Kylasingam, од Меѓународната Федерација на Будимпешта
Korrik 19, 2016

Vizitë e KKRM-së nga ana e delegacionit të shëndetësisë, Jeyathesan Kylasingam, nga Federata ndërkombëtare e Budapestit

Më 06.07.2016, delegati i shëndetësisë, Jeyathesan Kylasingam, nga Federata ndërkombëtare e Budapestit vizitoi Kryqin e kuq të RM-së. Ai realizoi takim me sekretarin gjeneral të Kryqit të kuq të RM-së, d-r Sait Saiti dhe u falënderua për mikpritjen e tij të këndshme dhe në kohë.

Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së, d-r Sait Saiti theksoi se pjesa e veprimtarisë shëndetësore vitin e fundit është futur në test, në pikëpamje të krizës emigruese dhe kalimin e emigrantëve nëpër vendin tonë. Kryqi i kuq reagoi shpejtë dhe në mënyrë adekuate në nevojat dhe kërkesat dhe me vullnetarët dhe të punësuarit e tij kontribuoi për plotësimin e nevojave dhe dlshirave me sukses dhe në kohë. Ai potencoi se vizita e z. Jeyathesan Kylasingam do të jetë me rëndësi për të punësuarit e Kryqit të kuq të RM-së në kontekst të ndarjes së diturive dhe këshillave nga ana e tij në pjesën e evaluimit të aktiviteteve lidhur me emigrantët. “Krizat shërbejnë për mbindërtimin e shoqatave nacionale, por nuk duhet të harroet edhe popullata vendore” – tha Saiti.

Delegati i shëndetësisë, Jeyathesan Kylasingam, shprehi kënaqësinë e aktiviteteve të mëdha të cilat Kryqi i kuq i RM-së i zbaton në fushën e shëndetësisë. Ai shprehi përkrahjen e vet në cilën do fushë të funksionimit të Kryqit të kuq të RM-së

< kthehu mbrapa