Maj 16, 2019

Vizitë në Kryqin e kuq të Kroacisë

Me ftesë të Kryetarit Ekzekutiv të Kryqit të kuq kroat, Robert Markt, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti, vizitoi Kryqin e kuq kroat nga 9 deri më 11 maj të vitit 2019. Vizita është një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht duke marrë parasysh sfidat e ngjashme humanitare me të cilat përballen Shoqatat nacionale, historinë e përbashkët, traditën dhe kulturën e popullsisë.

Më 11 maj 2019, Sekretari i Përgjithshëm mori pjesë në takimin e 11-të të Këshillit Kryesor të Kryqit të kuq kroat, ku ai pati mundësinë të ndajë përvojat dhe të njihet më mirë me mënyrën e punës dhe trajtimin e temave me interes për Kryqin e kuq kroat. Gjatë takimit, ndër të tjera, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis dy shoqatave nacionale dhe u iniciuan aktivitete konkrete. Në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020, është iniciuar një mbledhje e përbashkët e Këshillit Kryesor të Kryqit të kuq kroat dhe Këshillit Drejtues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Duke pasur parasysh se Kryqi i kuq kroat është një shoqatë nacionale me përvojë në aplikimin dhe menaxhimin e projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian, është iniciuar një vizitë e punonjësve që janë përgjegjës për punën e projektit të Kryqit të kuq kroat në fund të vitit në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë dhe mbajtja e një takimi me punonjësit për të shkëmbyer përvojat.

Gjatë ditës së dytë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në hapjen e Garës së 23-të Shtetërore të Ndihmës së Parë që u mbajt në qytetin e Nashicës në periudhën prej 10 deri më 12 maj të vitit 2019.

Gjatë ditës së tretë u realizua një vizitë në Shoqatën e qytetit të Kryqit të kuq Osijek dhe në Qendrën e Edukimit të Shoqatës së qytetit të Kryqit të kuq Osijek në Orahovicë. Në këtë qendër çdo vit zhvillohen trajnime tradicionale për vullnetarët e rinj dhe gjatë vizitës është konstatuar se përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë duhet të ftohen të marrin pjesë në kampin e ardhshëm të të rinjve.

< kthehu mbrapa