8 Mars, 2019

Vizitë në trajnimin e edukatorëve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Kryqin e kuq të Serbisë

Në Hotelin “Kristal” – Zllatibor, Serbi, në periudhën 04-08.03.2019 u mbajt trajnimi i edukatorëve të bashkëmoshatarëve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore për vullnetarë nga 5 organizata të Kryqit të kuq të Serbisë. Me ftesë të Kryqit të kuq të Serbisë, një delegacion i përbërë nga Vlladimir Vukeliq, Aleksandra Vallkanovska dhe Dime Karatashev, ishte mysafir i trajnimit ku paraqiti qasjen e aplikuar nga Kryqi i kuq i RM-së në këtë program. Vizita ka zgjatur nga data 5-6.03.2019 dhe gjatë vizitës delegacioni ka marrë pjesë në seancat aktuale, dhe pas përfundimit të tyre u mbajt një takim me koordinatorin e programit për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Kryqin e kuq të Serbisë z-nj. Jelena Anxheliq. U shkëmbyen manualet dhe mjetet e përdorura në Shoqatat nacionale dhe u diskutuan shkëmbimet e mundshme të ardhshme të trajnerëve dhe vullnetarëve që punojnë në këtë temë. Anëtarët e delegacionit të KKRM-së dhe mikpritësi shprehën kënaqësi të madhe nga vizita dhe të dyja shoqatat nacionale shprehën synimin e tyre për bashkëpunim të ardhshëm më intensiv dhe aktivitete të mundshme të përbashkëta në temën parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore.

< kthehu mbrapa