27 Mars, 2017

Vizitë studimore në Beograd dhe Novi Sad

Nga 24 deri më 25 mars të vitit 2017 një delegacion i Kryqit të kuq të Maqedonisë i kryesuar nga kryetari Dr. Milço Trajkov dhe sekretari i përgjithshëm Dr.Sait Saiti realizuan një vizitë pune në Kryqin e kuq të Serbisë. Delegacioni i përbërë edhe nga një pjesë e përfaqësuesve të Këshillit udhëheqës të Shoqatës nacionale vizitoi zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Serbisë në Beograd, ku u prit nga kryetari Prof. Dr. Dragan Radovanoviq dhe sekretarja e përgjithshme e Kryqit të kuq të Serbisë z-ja Vesna Milenoviq. Në bisedimet u shkëmbyen përvojat nga puna e dy shoqatave nacionale. Delegacioni gjithashtu vizitoi edhe organizatën e qytetit të Kryqit të kuq të Novi Sadit, ku u prit nga kryetari i organizatës, kolonel Dr. Bratoljub Bërkljaça dhe sekretari z. Dragan Laziç. Ata prezantuan punën e Kryqit të kuq të Novi Sadit, që është një nga organizatat më të mira në kuadër të Kryqit të kuq të Serbisë. Vizita u realizua me qëllim për të thelluar bashkëpunimin e partneritetit dhe për të shkëmbyer praktikat e mira dhe për të ndarë me njëra-tjetrën përvojat në lidhje me sfidat e ndryshme me të cilat përballen të dy shoqatat nacionale.

< kthehu mbrapa