Dhjetor 4, 2018

Vullnetarët në aksion

Me rastin e 05 Dhjetorit, Ditës së Vullnetarizmit, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë mbështetur nga vullnetarët e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe 5 organizatat komunale, është realizuar një aksion për ngritjen e ndërgjegjes për mirëmbajtjen e higjienës në Qendrën Klinike dhe pastrimin e mbeturinave të Qendrës Klinike, ku së bashku me punonjësit e Qendrës Klinike, studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, ishin pjesë e aksionit. Nga ana e Kryqit të kuq ishin të pranishëm 40 vullnetarë të cilët dhanë një kontribut dhe mbështetje të konsiderueshme për aksionin. Në mënyrë shtesë gjatë aksionit është angazhuar edhe Ekipi për reagim në katastrofa pranë Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit me një ekip të ndihmës së parë.

 

< kthehu mbrapa