Prill 13, 2018

Vullnetarizmi dhe praktika

Ivana është punonjëse e diplomuar sociale dhe tanimë 3 vjet është anëtare e ekipit të punonjësve socialë të patrullës së Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. Me kolegët e ekipit përditë bisedojnë me personat e rrezikuar dhe të lëndueshëm në aspektin social. Me përkrahjen e Kryqit të kuq i zbusin problemet në jetën e tyre të përditshme, por gjithashtu përpiqen të gjejnë edhe zgjidhje afatgjata dhe bëjnë lidhjen me institucionet për të realizuar ata disa të drejta të caktuara. Është e lumtur për shkak se kishte mundësi për të plotësuar arsimin e saj akademik me praktikë, gjë që e bëri më të hapur, më komunikuese dhe një gjë që është veçanërisht e rëndësishme në profesionin e saj, ajo është pjekur emocionalisht. Ajo është anëtare edhe e ERK-së (ekipi për reagim në katastrofa), dhe vitin e kaluar si vullnetare e Kryqit të kuq pati mundësinë për të kaluar trajnimin e paramedikëve, organizuar nga ana e Qendrës Mjekësore Ushtarake. Ajo është një vajzë e gëzuar dhe pozitive dhe u tregon të gjithëve se vullnetarizmi të jep një ndjenjë sigurie dhe një kohë të plotësuar në mënyrë të dobishme.

< kthehu mbrapa