Korrik 20, 2016

Zgjedhje e zanateve u realizua

Në kuadër të projektit “Ndërmerr aksion për konkurencë më të mirë të tregun e punës”, e në pajtueshmëri me planin për aksion janë realizuar aktivitetet në vijim: plane individuale të realizuara për aksion në shtëpitë e përdoruesve, janë realizuar kontrollime shëndetësore sistematike dhe sanitare, punëtori për rritje dhe zhvillim personal, trajnim për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe është siguruar përkrahje psiko – sociale për përdoruesit dhe familjet e tyre.

Gjatë muajit korrik 2016 u realizuan aktivitete lidhur me përgatitjen e planeve individuale për aksion me përdoruesit me qëllim t’i caktojnë nevojat e tyre, qëllimet afatshkurte dhe afatgjate, si dhe të definohen pritjet të cilat i kanë për vet në bazë të kyçjes së tyre në aktivitetet projektuese. Gjithashtu, filluan të realizohen punëtoritë për rritje dhe zhvillim personal ku rol të rëndësishëm kanë mbajtja e trajnimeve geshtalt – psikoterapeutike nën udhëheqjen e Geshtalt psikoterapeutit. Qëllimi i punëtorive është përforcimi i kapaciteteve të tyre si persona, vetbesim të rritur dhe aftësi motivuese, të cilat në mënyrë indierekte do të kontribuojnë për kurajon e tyre për kyçje aktive në tregun e punës.

Në drejtim për vërtetimin e gjendjes shëndetësore të përdoruesve u realizuan kontrollime shëndetlsore sistematike për të gjithë përdoruesit dhe kontrollime sanitare për përdorues të caktuar në pajtueshmëri me llojin e zanatit të cilin e kanë zgjedhur.

Më 19 shtator të vitit 2016 u mbajt trajnim për siguri dhe shëndet gjatë punës nga ana e personit profesionist në hapësirat e Odës së zejtarëve të qytetit të Shkupit. Në trajnim përdoruesit u njoftuan me të drejtat e tyre, por edhe me masat për mbrojtje dhe siguri gjatë punës.

Ky projekt u realizua në partneritet me Odën e zejtarëve të qytetit të Shkupit dhe financohet nga Bashkimi evropian, në kuadër të Programit operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007 – 2013 (IPA komponenta 4).

< kthehu mbrapa