Tetor 27, 2017

Zgjerimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kryqit të kuq të Bullgarisë dhe Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

Sot, më 25 tetor të vitit 2017, kryetari i Kryqit të kuq të Bullgarisë, Akademik Dr. Hristo Grigorov dhe kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Prof. Dr. Romel Velev, zgjeruan memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy shoqatave nacionale për vitin 2018 dhe në këtë mënyrë u konfirmua dhe u forcua edhe një herë bashkëpunimi ndërmjet Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Kryqit të kuq të Bullgarisë.

Memorandumi i bashkëpunimit përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy shoqatave nacionale në sferën e zhvillimit organizativ, bashkëpunimit ndërkombëtar të shoqatave nacionale në nivel lokal dhe nacional, shpëtimit në male dhe sigurisë në ujë, gatishmërisë dhe veprimit në katastrofa, ndihmës së parë dhe dhurimit të gjakut, aktiviteteve sociale humanitare dhe aktiviteteve të të rinjve dhe vullnetarëve.

< kthehu mbrapa