Red Cross Shape

2024-12-31

Të nderuar,

Ndërsa largojmë vitin e vjetër, me krenari rikujtojm gjithçka që kemi arritur së bashku. Të gjitha sfidat e zotëruara, vështirësitë e kaluara, çdo sukses që kemi festuar, na ka treguar se fuqia e bashkimit, punës së palodhur dhe përkushtimit është e paçmueshme.

Viti i ri sjell shpresa të reja, mundësi të reja dhe ëndrra të reja. Është një kohë kur premtojmë se do të jemi më të mirë – për veten, për familjet tona, për miqtë tanë dhe për komunitetin në të cilin jetojmë dhe punojmë.

Në këtë frymë, dua t’ju uroj Festat. Ky vit t’ju sjellë shëndet, gëzim dhe prosperitet. Qoftë i mbushur me sukses, personal dhe profesional, dhe çdo ditë le të jetë një mundësi e re për rritje dhe përparim.

Me besim në të ardhmen tonë të përbashkët, ju falënderoj për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin në vitin e kaluar. Pres shumë momente të tjera të përbashkëta suksesi dhe gëzimi në vitin e ardhshëm.

Gëzuar Festat!

 

Me respekt,

d-r Sait Saiti

Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV

Други вести

Java e luftës kundër kancerit
Pagesa e ndihmës humanitare – mbështetje financiare për të prekurit nga zjarri në Koçan
Mbështetje psiko-sociale për fëmijët e evakuuar nga përmbytjet në Kërçovë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026