15 Nëntor, 2019

7.537 pacientë kanë kërkuar ndihmë nga vullnetarët e Kryqit të Kuq

Nga implementimi njëmujor i Projektit “Udhëzuesi në spital” në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, nevojë më të madhe për ndihmën e vullnetarëve, kishte në Klinikën e Sëmundjeve Interne – 2.111 pacientë, Klinikën e Sëmundjeve Kirurgjike – 1.362 pacientë, Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë – 1.296 pacientë, Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Sëmundjeve Febrile – 1.057 pacientë, Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë – 703 pacientë, Klinikën e Kardiologjisë – 665 pacientë dhe Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve – 343 pacientë. Gjithsej 7.537 pacientë kanë kërkuar ndihmë nga vullnetarët e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit.

15 vullnetarë në uniforma të Kryqit të Kuq, janë vendosur në shtatë lokacione më frekuentuese në Kompleksin Klinikat, në periudhën nga ora 8:30 deri në ora 12, çdo ditë pune.

< kthehu mbrapa