Red Cross Shape
165 vite nga Beteja në Solferino

2024-06-24

165 vite nga Beteja në Solferino

Ky vit shënon 165 vjetorin e Betejës së Solferinos, e cila u zhvillua më 24 qershor 1859, në veri të Italisë, ku ushtritë e Francës dhe Austrisë luftuan një betejë 16-orëshe që përfshinte 320,000 ushtarë dhe rezultoi në 40,000 të plagosur dhe të vdekur në fushën e betejës.

Beteja e Solferinos është e rëndësishme për Lëvizjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Na kujton fillimet tona, misionin tonë human. Është e rëndësishme sepse janë vendosur postulatet e organizatës sonë. Anri Dinan, themeluesi i Kryqit të Kuq, i cili për arsye afariste, ishte dëshmitar i pamjes së tmerrshme të betejës dhe mblodhi njerëzit e një fshati aty pranë dhe kaloi tre ditë vazhdimisht duke u kujdesur për të plagosurit. Për të mos ngelet pa u vënë re atë që përjetoi, ai shkroi një libër me titull “Kujtimi i Solferinos”.

Për të përkujtuar këtë ditë të rëndësishme, çdo vit mijëra vullnetarë dhe staf të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga e gjithë bota mblidhen në Solferino, Itali, për të festuar historinë e lëvizjes sonë. Këtë vit në Fiaccolata morën pjesë dy përfaqësues nga shoqata jonë kombëtare.

Други вести

Pjesëmarrje në shënimin solemn të Jubileut – 150 vjet nga themelimi i Kryqit të Kuq të Serbisë
Trajnim për diseminatorët e PVH Cikli PHV 2026
Dhurime gjaku të realizuara në vitin 2025

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026