
2025-05-21
21 Maj – Dita e Pavarësimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Më 21 maj të vitit 1992, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë mori Vendimin për pavarësim, duke ndjekur simbolikisht rrugën e pavarësisë së shtetit.
Në vitin 1994 u miratua edhe Ligji i parë për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë.
Më 1 nëntor 1995, Shoqata kombëtare u njoh nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ndërsa më 27 nëntor të po atij viti u bë anëtare e plotë e 169-të e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut vepron në përputhje me shtatë parimet universale të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe: Humanizmi, Paanshmëria, Neutraliteti, Pavarësia, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti.