Red Cross Shape
Kryqi i Kuq dhe MPB janë shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer

2025-07-16

Kryqi i Kuq dhe MPB janë shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërmjet MPB  dhe Kryqit të Kuq.

Memorandumi paraqet bazë për bashkëpunim të mëtejshëm institucional në fushën e veprimtarisë humanitare, parandalimit dhe reagimit në raste të krizave dhe gjendjeve të jashtëzakonshme, aktivitete të përbashkëta në fushën e sigurisë, edukimit, trajnimeve, si dhe avancimit të vullnetarizmit dhe solidaritetit në komunitet. Me nënshkrimin e memorandumit do të mundësohet koordinim më efikas ndërmjet të dy institucioneve në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, theksoi se edhe bashkëpunimi i deritanishëm midis të dy institucioneve ka qenë më shumë se i kënaqshëm, por me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm po nënshkruhet ky memorandum, i cili rregullon fusha të reja të veprimit të përbashkët që do t’i përgjigjen në mënyrë më efikase sfidave të reja që paraqiten.

“Duke i zbatuar dispozitat e memorandumit, do të mund të krijojmë forma të reja të bashkëpunimit të cilat do të na mundësojnë ta rrisim efektin humanitar të punës sonë në shoqëri”, theksoi sekretari i përgjithshëm Saiti.

Ministri Toshkovski shprehu falënderim të madh ndaj Kryqit të Kuq për të gjithë ndihmën e dhënë deri më tani, si për ministrinë, ashtu edhe për shtetin dhe qytetarët, dhe theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit ka për qëllim rritjen e efektit pozitiv për shtetin dhe qytetarët.

“Kjo lloj bashkëpunimi institucional duhet të jetë shembull për mënyrën se si duhet të zhvillohet një bashkëpunim i suksesshëm në interes të shtetit. Ky memorandum bashkëpunimi që e nënshkruajmë sot do t’i forcojë edhe më shumë bazat për përparimin e tij në të ardhmen. Jam i bindur se rezultatet që do të sjellim në të ardhmen do të jenë edhe më të mira falë këtij përmirësimi”, theksoi ministri Toshkovski gjatë nënshkrimit të memorandumit.

Други вести

Saiti u takua me Presidenten e FNKK/GJK, Kate Forbes
Punëtori për mbështetje psiko-sociale për pacientë onkologjikë
Shënimi i Javës së Higjienës

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026