Red Cross Shape
🌟Java e të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut 🌟

2024-10-07

🌟Java e të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut 🌟

  • Në periudhën nga 1 deri më 7 tetor, u mbajt edhe një tjetër Javë e suksesshme e Rinisë së Kryqit të Kuq të R. Maqedonisë së Veriut nën moton „Иницирај дела, инспирирај промени – Inico vepra, inspiro ndryshime“. Java u shënua përmes aktiviteteve për përforcimin dhe rrjetëzimin e vullnetarëve brenda klubeve të të rinjve.

Më 5 tetor, klubet e të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut organizuan manifestime promovuese në 25 qytete të vendit. Të gjitha ngjarjet u zhvilluan në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, me një skenar të sinkronizuar dhe ndërlidhje dixhitale.💻📢

Nëpërmjet tregimeve të tyre personale vullnetare, të rinjtë e KKRMV shprehën një mesazh të fortë për bashkëmoshatarët e tyre për rëndësinë e veprimit dhe promovimit të vlerave humane në përgjigje të sfidave bashkëkohore humanitare.

Ngjarja qendrore promovuese u mbajt në qytetin e Shkupit, në qendrën Inox, e organizuar nga KKRMV, KKQSH dhe 5-së OKKK që veprojnë në territorin e qytetit të Shkupit. Në këtë manifestim fjalim mbajti Sekretari i Përgjithshëm i KKRMV-së, dr. Sait Saiti dhe kryetarja e Rinisë së KKRMV -së, Aleksandra Sandeva. Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë historitë personale vullnetare të 6 vullnetarëve të moderuar përmes një diskutimi si dhe fjalimet e vullnetarëve që morën pjesë drejtpërdrejt nga 10 qytete në ngjarjet e tyre lokale promovuese.

 

#ЦКМлади #НеделаНаМлади

Други вести

KRYQI I KUQ I RMV-SË PJESË E NJË FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR SHËNDETIN MENDOR NË PRAGË
SHKËMBEJMË PËRVOJA, NDËRTOJMË KAPACITETE, FORCOJMË HUMANIZMIN
JAVA E PHV-SË

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026