
2025-05-09
Organizimi i garave rajonale të ndihmës së parë për vitin 2025
Kryqi i Kuq i RMV-së jep një kontribut të veçantë në promovimin e ndihmës së parë në institucionet arsimore, ku vazhdojmë të edukojmë të rinjtë për rëndësinë e dhënies së ndihmës së parë në mënyrë të saktë dhe të menjëhershme. Për të rinjtë organizojmë gara të ndihmës së parë me qëllim të rritjes së vetëdijes dhe përmirësimit të njohurive të tyre në këtë fushë.
Kryqi i Kuq i RMV-së gjatë muajit maj do të organizojë 2 gara rajonale të ndihmës së parë për ekipet e kualifikuara nga garat komunale të ndihmës së parë nga shkollat e mesme në territorin e RMV-së. Tema e sivjetme e garave të ndihmës së parë është “Ndihma e parë në mjedisin shkollor”.
Këtë vit, nikoqirë të Garave Rajonale do të jenë OKKK Gjevgjeli dhe OKKK Qendër. Gara rajonale për Rajonin 1 do të mbahet më 10 maj 2025 në sheshin e qytetit në Gjevgjeli, ndërsa gara rajonale për Rajonin 2 do të mbahet më 17 maj 2025 në oborrin e shkollës fillore “Dimitar Miladinov”, Qendër – Shkup.
Këto gara jo vetëm që i ndihmojnë të rinjtë në zhvillimin e aftësive praktike, por gjithashtu nxisin vetëdijen për rëndësinë e reagimit të saktë dhe të shpejtë në situata emergjente.