2025-05-23
Të nderuar
Të nderuar,
Në kuadër të apelit të Kryqit të Kuq të RMV për mbështetje të të prekurve nga zjarri katastrofal në Koçan më 16.03.2025, deri më tani janë mbledhur 156.542.967,00 denarë.
Deri më 23.05.2025, Kryqi i Kuq i RMV ka realizuar disa pagesa për familjet e prekura nga zjarri në Koçan.
Me këto mjete deri më tani është siguruar mbështetje financiare për familjet e personave të ndjerë në shumë të përgjithshme prej 52.038.593,00 denarë.
Për personat e lënduar nga zjarri që janë trajtuar jashtë vendit janë paguar gjithsej 44.163.258,00 denarë, ndërsa për ata që janë trajtuar brenda vendit janë paguar gjithsej 11.247.250,00 denarë.
Transferi i përgjithshëm i mjeteve deri më tani arrin në 107.449.101,00 denarë.
Mjetet e mbetura në shumë prej 46.593.866,00 denarë në llogarinë e Kryqit të Kuq, pas vlerësimeve të cilat janë në proces e sipër, për shkallën e lëndimeve dhe parashikimet për kohëzgjatjen e trajtimit dhe nevojat e të lënduarve, të bëra nga institucione profesionale dhe kompetente në shtet, me qëllim të objektivizimit dhe arritjes së qëllimeve si dhe përmbushjes së nevojave reale të personave të prekur, Kryqi i Kuq do të qaset me kohë ndaj shpërndarjes së mjeteve, për çka do të informojmë me kohë.
Kryqi i Kuq edhe njëherë falënderon të gjithë donatorët që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për mobilizimin e ndihmës humanitare për të prekurit dhe familjet e tyre.
Kryqi i Kuq vazhdon me aktivitetet e tij në terren me theks të veçantë në sigurimin e mbështetjes psikologjike në përpjekje për të dhënë një kontribut modest në kapërcimin e pasojave nga ky rast katastrofal.