
2025-05-08
Vizitë në Kryqin e Kuq Bullgar
Në prag të Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, më 8 maj, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së d-r Sait Saiti, vizitoi Kryqin e Kuq Bullgar, ku mori pjesë në shënimin solemne që u mbajt në Muzeun e Kryqit të Kuq Bullgar në Sofje, nën moton “Në anën e humanizmit”. Gjatë vizitës u realizua një takim me Presidentin e Kryqit të Kuq Bullgar, Hristo Grigorov, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Krasimir Gigov, ku u diskutua për rotacionin e ardhshëm në menaxhimin e Sekretariatit të rrjetit “Fqinjët ndihmojnë të parët”, i cili, sipas rregulloreve të punës, e ndërron menaxhimin çdo dy vjet. Në periudhën në vijim do të mbahet edhe një takim formal midis dy shoqatave kombëtare për dorëzimin e mjeteve dhe dokumentacionit nga puna e rrjetit në periudhën e kaluar, si dhe përgatitja për takimin e radhës vjetor të rregullt të anëtareve të rrjetit.