Red Cross Shape
Vizitë nga delegacioni i Kryqit të Kuq Austriak

2025-04-02

Vizitë nga delegacioni i Kryqit të Kuq Austriak

Në periudhën 26-27.03.2025, Kryqi i Kuq i RMV-së u vizitua nga një delegacion i Kryqit të Kuq Austriak i përbërë nga Michael Opriesnig – Sekretar i Përgjithshëm, Walter Hajek – Person Përgjegjës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Katarina Baniçeviç – Lider i ekipit për aktivitete në Evropën Juglindore dhe Kaukazin jugor, dhe Christian Diemt, Këshilltar për shëndetësi dhe  Menaxher i projektit. Gjatë vizitës u zhvillua një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV-së, d-r Sait Saiti, me punonjësit e Zyrës Qendrore të Kryqit të Kuq të RMV-së, takim me ambasadorin e Austrisë në RMV, z. Martin Pamer, dhe takim me z. Harold Fugger, Përfaqësues Special i Ministrisë së Austrisë për Çështjet Sociale, Shëndetësinë dhe mbrojtjen e përdoruesve. Gjatë vizitës, delegacioni vizitoi Qendrën për Shëndet Mendor dhe Përkrahje Psikologjike, “Nega Centar”, pikën e të pastrehëve dhe qendrën logjistike të KKRMV-së, ku u bisedua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shoqatave kombëtare.

Други вести

Rekomandime për valët e të nxehtit
12 gusht 1949 – Miratimi i katër Konventave të Gjenevës
Vizitë pune në Gjysmëhënën e Kuqe Turke

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026