
2025-05-19
U nënshkruan memorandume me katër shoqata kombëtare të Kryqit të Kuq nga rajoni
Në kuadër të shënimit të jubileut prej 80 vitesh nga themelimi i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 19 dhe 20 maj 2025, organizata u vizitua nga delegacione të organizatave partnere: Kryqi i Kuq Shqiptar, Kryqi i Kuq Bullgar, Kryqi i Kuq Grek, Kryqi i Kuq i Serbisë, Kryqi i Kuq i Malit të Zi, Kryqi i Kuq Kroat dhe Instituti për Studime dhe Bashkëpunim të Avancuar nga Vatikani. Gjatë vizitës u nënshkruan Memorandume bashkëpunimi me shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq nga Bullgaria, Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia, përmes të cilave organizatat u angazhuan për zhvillimin më intensiv të iniciativave bilaterale, shkëmbimeve të përvojave dhe trajnimeve, si dhe qasje të përbashkëta në kuadër të mobilizimit të fondeve dhe avokimit.