Red Cross Shape
Veprimet e ndërmarra  për të reduktuar rreziqet e valëve të të nxehtit dhe zjarreve në hapësirë të hapur

2024-07-23

Veprimet e ndërmarra për të reduktuar rreziqet e valëve të të nxehtit dhe zjarreve në hapësirë të hapur

VALA E TË NXEHTIT

Për sa i përket reagimit ndaj valëve të të nxehtit, Kryqi i Kuq i RMV ka zhvilluar aktivitete në terren përmes patrullave mobile me shpërndarje uji dhe fletushka informative për mbrojtje nga moti i nxehtë. Gjithashtu kanë kryer veprime për funksionet jetësore të qytetarëve të moshuar dhe të pafuqishëm, jep ndihmën e parë, transportin me mjete me kondicioner deri në objektin më të afërt mjekësor ose në shtëpinë e një personi në rrezik. Këto aktivitete zakonisht kryhen në vendet më të frekuentuara të qyteteve.

Gjithashtu, në rrjetet sociale dhe mjetet e informimit publik publikohet rregullisht për rrezikun e valës së të nxehtit dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë të njerëzve nën rrezet e diellit, si dhe shpërndahen fletushka me përmbajtje për mbrojtjen nga temperaturat e larta. Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq janë mysafirë të rregullt në emisionet e kontaktit për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen nga valët e të nxehtit.

Gjatë aktiviteteve në terren janë përfshirë 150 vullnetarë dhe punonjës dhe janë shpërndarë gjithsej 12 ton ujë për qytetarët, 20 mijë fletushka me këshilla për parandalimin e valëve të të nxehtit, ndërsa ekipet e ndihmës së parë kanë kryer 800 ndërhyrje te qytetarët që kanë nevojë për ndihmë.

Други вести

Trajnim për psikologë për PTSD: Vlerësimi, stabilizimi dhe referimi në kontekst institucional
Urime 8 Marsi!
Java e luftës kundër kancerit

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026