Red Cross Shape
Vlerësimi i kapaciteteve të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Kumanovë

2024-02-23

Vlerësimi i kapaciteteve të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Kumanovë

Nga data 20-21 shkurt në Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq Kumanovë është bërë Vlerësimi i kapaciteteve organizative të Organizatës Komunale (POKOO). 11 anëtarë të organizatës, punonjës, vullnetarë, përfaqësues të bordit drejtues, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale me përvojën e tyre patën mundësinë të kontribuojnë në identifikimin e fushave të rëndësishme në të cilat duhet të ketë përparim dhe zhvillim të Organizatës Komunale me qëllim për të krijuar një organizatë të fortë.

Është përgatitur me sukses një plan zhvillimor për një periudhë njëvjeçare përmes të cilit do të arrihet përmirësimi dhe përfshirja më e madhe e komunitetit në krijimin e planeve dhe aktiviteteve sipas nevojave të tyre.

Urime të gjithë të përfshirëve nga Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Kumanovë për realizimin e suksesshëm të procesit.

Ndryshe, VKOK ose Branch organizational capacities assessment (BOCA) është një instrument i zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i cili synon, në mënyrë të strukturuar, të mundësojë vetëvlerësimin e Organizatës Komunale për 34 fusha organizative në funksion, të njihet niveli i të cilave ndodhet në kontekstin e këtyre zonave, të përcaktohen prioritetet për zhvillim për vitin e ardhshëm dhe të përgatitet një plan për zhvillimin e Organizatës Komunale.

Други вести

Java e luftës kundër kancerit
Pagesa e ndihmës humanitare – mbështetje financiare për të prekurit nga zjarri në Koçan
Mbështetje psiko-sociale për fëmijët e evakuuar nga përmbytjet në Kërçovë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026