Red Cross Shape
Ndihmë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale për familjet e të ndjerëve dhe për gjithë popullatën në Koçani

2025-05-22

Ndihmë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale për familjet e të ndjerëve dhe për gjithë popullatën në Koçani

Qendra për Shëndet Mendor pranë Kryqit të Kuq të RMV-së, në bashkëpunim me Oda e Psikologëve, organizon dhe ofron ndihmë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale për familjet e të ndjerëve dhe për gjithë popullatën.

Kjo ndihmë ofrohet në hapësirat e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Koçani, nga e hëna deri të premten, me caktim të mëparshëm të terminit në numrin e telefonit: 078/785-266.

Bisedat dhe shërbimet psikologjike janë falas.

Ekipi profesional i psikologëve, i udhëhequr nga Oda e Psikologëve dhe Qendra për Shëndet Mendor pranë Kryqit të Kuq të RMV-së, punon në mënyrë të vazhdueshme në vlerësimin e nevojave të popullatës në Koçani.

Për këtë qëllim, planifikohen disa përmbajtje programore.

“Ecim së bashku” është një koncept përmbajtësor i punëtorive të destinuara për nxënësit e shkollave të mesme, me qëllim forcimin dhe ruajtjen e shëndetit mendor të të rinjve.

Regjistrimi bëhet në numrin e telefonit: 078/785-266.

Други вести

Gëzuar 8 Majin – Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëshënës së Kuqe
Kryqi i Kuq mori pllaketë nga MPB me rastin e Ditës së policisë
Organizimi i garave rajonale të ndihmës së parë për vitin 2026

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026