Red Cross Shape
Punëtori për punë ekipore: mbështetje e ndërsjellë në situata krize dhe vetëkujdesi i vullnetarëve dhe punonjësve të Kryqit të Kuq

2026-04-08

Punëtori për punë ekipore: mbështetje e ndërsjellë në situata krize dhe vetëkujdesi i vullnetarëve dhe punonjësve të Kryqit të Kuq

Në periudhën nga 03 deri më 05 prill 2026, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Qendrës për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psiko-sociale, realizoi një punëtori me temë “Punë ekipore: mbështetje e ndërsjellë në situata krize dhe vetëkujdesi”, ku dy psikologë nga Qendra ishin të angazhuar si ligjërues.
Në punëtori morën pjesë gjithsej 19 pjesëmarrës – vullnetarë dhe punonjës, të cilët ishin të përfshirë në mënyrë aktive në ndërhyrje dhe ofrim të mbështetjes gjatë përmbytjeve në Kërçovë, Ohër, Gostivar dhe Shkup.

Punëtoria u organizua si një proces interaktiv, duke u mundësuar pjesëmarrësve të edukohen në aspektin psiko-edukativ për rëndësinë e vetëkujdesit, të fitojnë teknika praktike për përballimin e stresit në situata krize në nivel personal, të mësojnë qasje për mbështetje të ndërsjellë në ekip gjatë ndërhyrjeve në kriza, të kuptojnë dallimin ndërmjet jetës private dhe angazhimit në situata krize, si dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për komunikim efektiv dhe të aftë.

Theks i veçantë iu kushtua përvojave të pjesëmarrësve nga terreni, me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë së tyre psikologjike dhe përmirësimin e koordinimit ekipor në ndërhyrjet e ardhshme.
Punëtoria u realizua me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në kuadër të operacionit DREF “Përmbytjet 2026”, i orientuar drejt sigurimit të mbështetjes në kohë dhe cilësore për popullatën e prekur dhe forcimit të kapaciteteve të ekipeve të Kryqit të Kuq.

Други вести

U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rezultatet e Programit PVH për ciklin 2026!
Punëtoria përgatitore PHV, 05–07 qershor, Solferino-Strugë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026