Red Cross Shape
Shkëmbim përvojash mbi shërbimet e destinuara për personat e prekur nga varfëria në Austri

2025-06-16

Shkëmbim përvojash mbi shërbimet e destinuara për personat e prekur nga varfëria në Austri

Nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër të projektit “Fuqizimi i shëndetit, qasjes, pjesëmarrjes dhe barazisë sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor”, i financuar nga Ministria Federale Austriake për Punë, Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorëve, dhe i zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Kryqit të Kuq Austriak, u realizua një vizitë studimore në Austri.

Vizita u realizua nga përfaqësues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, të cilët zbatojnë drejtpërdrejt programe për mbështetje të personave të pastrehë dhe personave të ekspozuar ndaj rrezikut social të pastrehësisë. Vizita u realizua në Vjenë me mbështetjen e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq Austriak dhe kishte për qëllim që pjesëmarrësit të njihen me funksionimin e institucioneve të ndryshme që punojnë me të pastrehët dhe personat në rrezik social të pastrehësisë.

Gjatë vizitës u realizuan takime me organizata dhe institucione që ofrojnë ndihmë urgjente, strehim, mbështetje psiko-sociale, resocializim dhe programe për riintegrimin e të pastrehëve në shoqëri. Theksi i veçantë u vu në njohjen me sistemin social austriak, mekanizmat e financimit, bashkëpunimin ndërsektorial dhe rolin e organizatave qytetare në ofrimin e shërbimeve sociale për personat e pastrehë.

Përvojat dhe njohuritë e fituara nga kjo vizitë do të kontribuojnë në përmirësimin e programeve ekzistuese dhe krijimin e zgjidhjeve të reja për mbështetjen e kategorive të cenueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për personat e pastrehë dhe ata që janë në rrezik nga përjashtimi social.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026