Red Cross Shape
Garë Rajonale e Ndihmës së Parë

2025-05-18

Garë Rajonale e Ndihmës së Parë

Më 17 maj 2025, në organizim të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Qendër, u mbajt Gara Rajonale e Ndihmës së Parë për Rajonin 2, me temën: „Ndihma e parë në mjedisin shkollor“.

Të rinjtë nga komuna të ndryshme, përmes sfidave teorike dhe praktike, jo vetëm që garuan, por krijuan ura solidariteti, mirëkuptimi dhe përgjegjësie ekipore. Çdo hap i tyre, çdo përgjigje e saktë, ishte një akt kujdesi ndaj tjetrit – një kujtesë se jeta nuk ka prova, dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë, e saktë dhe me zemër.

Vendin e parë e fitoi ekipi i Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq Qendër – simbolikisht dhe në thelb, ata u bënë zëdhënës të humanizmit dhe shembull për të tjerët. Por, në një garë si kjo, fitorja e vërtetë i takon të gjithëve që u përkushtuan, mësuan dhe zgjodhën të jenë aty për tjetrin – kur është më së shumti e nevojshme.

Përmes ngjarjeve të tilla, Kryqi i Kuq nuk bën vetëm edukim – ai ndërton karakter. I frymëzon të rinjtë të bëhen roje të njerëzores, të gatshëm ta vënë dijen në shërbim të jetës. Dhe në një botë ku shpesh harrojmë njëri-tjetrin, kjo mision është më e rëndësishme se kurrë.

Други вести

Shpallje – Bashkëpunëtor i Pavarur Profesional për Operacione Financiare në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Përfaqësues të KKRMV morën pjesë në trajnim për analizën e rrezikut dhe skenarëve në Sarajevë
U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026