Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Pjesëmarrja e d-r Sait Saiti në Asamblenë e 68-të të Përgjithshme të Kryqit të Kuq të Bullgarisë

2025-05-18

Pjesëmarrja e d-r Sait Saiti në Asamblenë e 68-të të Përgjithshme të Kryqit të Kuq të Bullgarisë

Më 17 maj 2025 u mbajt Asambleja e 68-të e Përgjithshme e Kryqit të Kuq të Bullgarisë. Me ftesë zyrtare nga organizatorët, në këtë ngjarje mori pjesë edhe d-r Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili mbajti një fjalim para delegatëve. Në fjalimin e tij, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet shoqatave kombëtare, me theks të veçantë në qëllimet e përbashkëta humanitare dhe përballjen me sfidat në rajon.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen dhe donacionin e dhënë nga Kryqi i Kuq i Bullgarisë për të prekurit nga zjarret në Koçani, d-r Saiti u dorëzoi një mirënjohje, duke shprehur respekt të sinqertë për humanitetin dhe solidaritetin e treguar.