
2025-05-27
BASHKOHUNI ME EKIPIN TONË!
Nëse jeni një person profesional, i besueshëm, i organizuar mirë dhe i motivuar dhe dëshironi të punoni në një ambient dinamik me mundësi për zhvillim të karrierës, ju inkurajojmë të bëheni pjesë e një organizate që ofron mundësi të gjera.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë humanitare që punon për të parandaluar dhe zbutur vuajtjet njerëzore, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, për të përmirësuar gjendjen sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore, veçanërisht në raste fatkeqësish dhe katastrofash; promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, inkurajon përfshirjen vullnetare dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të dhënë ndihmë, si dhe ndjenjën universale të solidaritetit dhe humanizmit.
Zyra Qendrore e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs për pozitën:
Asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Adresa: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Bul. Koço Racin nr.13, Shkup
Kualifikimet e nevojshme:
Arsimi: Diplomë universitare nga shkencat shoqërore (drejtësi, shkenca politike, studime sociale, administratë publike, administratë biznesi)
Përvojë pune: Minimum 2 vite në një pozitë të ngjashme në fushën e punëve administrative-zyrtare (menaxhimi i zyrës)
Gjuha: Njohuri të rrjedhshme në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze
Aftësi digjitale: Njohuri për punë me paketën MS Office (Word, Excel, PowerPoint), internet, aplikacione emaili, platforma komunikimi: Microsoft Teams, Zoom
Karakteristikat personale:
Integritet i lartë personal dhe kulturë profesionale
Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe analitike
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afate të shkurtra
Aftësi për punë në ekip
Inovativitet dhe kreativitet
Motivim dhe besnikëri ndaj organizatës dhe qëllimeve të saj
Gatishmëri për të mësuar dhe për zhvillim profesional
Ndjenjë për multikulturalizëm, mosdiskriminim dhe tolerancë
Detyrat e punës:
Përgatitja e agjendës ditore të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit
Kujdes për komunikimin me palët për Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin
Koordinimi i komunikimit me organizata qeveritare dhe joqeveritare, vetëqeverisje lokale dhe institucione publike në vend dhe jashtë
Caktimi i takimeve dhe mbledhjeve sipas udhëzimit të Sekretarit të Përgjithshëm
Pjesëmarrje në takime sipas detyrës dhe përgatitja e shënimeve nga ato takime
Përgatitja e informacioneve, raporteve dhe shënimeve zyrtare nga takimet brenda dhe jashtë zyrës së KKRMV
Hartimi i letrave dhe shkresave nga fusha e përgjegjësisë
Përkthim gjatë takimeve me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare
Dërgimi i rregullt dhe me kohë i informacioneve për ngjarjet e planifikuara ku merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm tek personi përgjegjës për Marrëdhëniet me Publikun
Organizimi i udhëtimeve zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm
Shoqërimi i Sekretarit të Përgjithshëm në udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë vendit
Bashkëpunim me drejtuesit dhe përcjellja e kërkesave dhe informacioneve tek Sekretari i Përgjithshëm
Koordinimi i bashkëpunimit të Sekretarit të Përgjithshëm me sekretarët e organizatave komunale dhe sekretarin e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit
Këshillimi dhe informimi i Sekretarit të Përgjithshëm për aktivitete konkrete
Kryerja e detyrave të tjera sipas udhëzimit të Sekretarit të Përgjithshëm
Informata shtesë:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në: mrc@redcross.org.mk
Afati për aplikim është 10.06.2025
Ju presim!