24 Qershor, 2022

Asambleja e 23-të e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Asambleja e 23-të e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe mbahet në Gjenevë të Zvicrës në datat 19-21 qershor 2022. Gjatë seancës është planifikuar zgjedhja e kryetarit të ri, 5 nënkryetarëve dhe 20 anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të FNKK për 4 vitet e ardhshme. Përveç zgjedhjeve, parashikohet miratimi i disa politikave dhe dokumenteve me rëndësi të jashtëzakonshme për punën e FNKK dhe shoqërive kombëtare. Nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë dr. Sait Saiti – sekretar i përgjithshëm dhe Vladimir Vukeliq – bashkëpunëtor ekspert për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar.

< kthehu mbrapa