E ZGJEROJMË EKIPIN TONË!
Nëse jeni person profesionist, i organizuar mirë dhe i motivuar dhe dëshironi të punoni në një atmosferë të këndshme me mundësi përparimi në karrierë, vazhdoni të lexoni.
Përfitoni nga mundësitë që ju ofrojmë dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë të suksesshëm.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një organizatë humanitare që punon për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, sigurimin e respektit dhe dinjitetit për njeriun, e veçanërisht në rast të aksidenteve dhe fatkeqësive, promovon të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane, inkurajon angazhimin vullnetar dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të ofruar ndihmë, si dhe ndjenjën universale të solidaritetit dhe humanizmit.
Zyra qendrore e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs për punë:
Bashkëpunëtor profesional për çështje financiare dhe administrative
Lokacioni: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Adresa: Bul. Koço Racin nr. 13, Shkup
Kualifikime të nevojshme:
- Përvojë pune: Minimumi 2 vjet në të njëjtin pozicion pune ose të ngjashëm. Përvoja në menaxhimin e financave dhe administrimin e projekteve afatgjata të financuara nga donatorë të huaj është e dëshirueshme
- Arsimi: Arsimi i lartë i përfunduar (VII/1) në fushën përkatëse – ekonomi, financë, kontabilitet dhe auditim.
- Aftësi dixhitale: Njohuri të punës për paketën MS Office (Word, Excel, Powerpoint), internet, aplikacione emaili, platforma komunikimi: Microsoft Teams, Zoom. Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë pune në Pantheon.
- Gjuhë: Njohuri të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar)
Aftësi dhe shkathtësi:
- Person i komunikueshëm dhe pozitiv
- Aftësi shumë të zhvilluara organizative dhe analitike
- Aftësi për të punuar nën presion dhe afate kohore të shkurta
- Mendim kritik
- Puna ekipore
- Motivim dhe besnikëri ndaj organizatës dhe qëllimeve të saj
- Inovacion dhe kreativitet
- Dëshirë për të mësuar
- Ndjenjë e multikulturalizmit dhe mosdiskriminimit
Obligime për punë:
- Menaxhimi i kontabilitetit financiar dhe të gjitha çështjeve në fushën e çështjeve materiale dhe financiare;
- Kontimi dhe kontabiliteti për ndryshimet e përgjithshme financiare;
- Ndihma në kryerjen e detyrave në fushën e operacioneve materiale dhe financiare;
- Tërheqje të parave për shlyerjen e: urdhërpagesave, arkëtimeve, blerjeve të vogla të materialeve shpenzuese dhe karburanteve për automjete zyrtare;
- Kompletimi i dokumenteve financiare dhe likuidimi i tyre;
- Përgatitja e faturave dalëse;
- Mbajtja e shënimeve të faturave hyrëse dhe dalëse;
- Përshtatja e evdencës në magazina dhe kontabiliteti material;
- Mbajtja e raportit të arkës dhe regjistrimi i të gjitha ndryshimeve financiare;
- Përgatitja e faturave të udhëtimit për udhëtime pune;
- Përgatitja e urdhrave dhe faturave për pagesën e kontributeve dhe tarifave të tjera ligjore;
- Përgatitja e listëpagesave dhe llogaritja e pagave të punonjësve në Shërbimin Profesional;
Informacione plotësuese:
Kohëzgjatja e orarit të punës për këtë pozitë është 40 orë në javë, nga e hëna deri në të premten. Aktivitetet e punës kryhen në hapësirat e Kryqit të Kuq të RMV.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë biografi të shkurtë në e-mail adresat që vijojnë:
mrc@redcross.org.mk ose asistent@redcross.org.mk
Ju presim.
Me të dhënat e marrura do të veprohet në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.