Red Cross Shape
ENERGJI E RE PËR PËRHAPJEN E NJOHURIVE

2026-10-05

ENERGJI E RE PËR PËRHAPJEN E NJOHURIVE

Më 5 tetor 2026, në Zyrën Qendrore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u zhvillua një takim pune i dedikuar për diseminatorët e diseminimit të përgjithshëm mbi Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në takim morën pjesë diseminatorë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, të cilët përmes shkëmbimit të përvojave, shembujve dhe ideve punuan për përmirësimin e mënyrës së realizimit dhe promovimit të aktiviteteve të diseminimit.

Një fokus i veçantë iu kushtua promovimit digjital të diseminimit, ku u shqyrtuan mundësitë për krijimin e përmbajtjeve moderne dhe interaktive për rrjetet sociale.

Në pjesën e dytë të takimit, diseminatorët ndanë shembuj nga puna e tyre, sfidat me të cilat përballen gjatë punës me grupe të ndryshme të synuara, si dhe zgjidhje praktike që mund të kontribuojnë në një diseminim më cilësor dhe më efektiv.

Takimi ishte një hapësirë për mësim të përbashkët, shkëmbim të praktikave të mira dhe zhvillim të ideve të reja, me qëllim që përmbajtjet e diseminimit të jenë edhe më interesante, moderne dhe të qasshme për grupe të ndryshme të synuara.

    

Други вести

KRYQI I KUQ I RMV-SË PJESË E NJË FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR SHËNDETIN MENDOR NË PRAGË
SHKËMBEJMË PËRVOJA, NDËRTOJMË KAPACITETE, FORCOJMË HUMANIZMIN
JAVA E PHV-SË

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026