Është koha për një botë pa tuberkulozë!
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën nga 14-21 shtator 2020 do të shënojë Javën e luftës kundër tuberkulozit. Në këtë mënyrë, ne duam të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e ndikimit të përgjithshëm shëndetësor, shoqëror dhe ekonomik të tuberkulozit (TB) dhe të përshpejtojmë përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë globale të TB.
Pavarësisht përparimeve të konsiderueshme në dekadat e fundit, TB vazhdon të jetë vrasësi kryesor infektiv në të gjithë botën, duke marrë më shumë se 4500 jetë në ditë dhe rreth 30,000 njerëz në ditë që vuajnë nga kjo sëmundje e cila mund të parandalohet dhe shërohet. Shfaqja e tuberkulozit rezistent ndaj ilaçeve paraqet një rrezik të madh për shëndetin dhe një rrezik për përfitimet e fituara nga përpjekjet për t’i dhënë fund TB.
Kur një person zhvillon sëmundje aktive të TB, simptomat e tilla si (ethe, kollë, djersitje natën ose humbje peshe) mund të jenë të lehta – të panjohura dhe për disa muaj.
Personat me TB aktiv mund të infektojnë 5-15 persona përmes kontakteve të ngushta gjatë një viti. Pa trajtim të duhur, një mesatare prej 45% e njerëzve me HIV negativ me TB dhe pothuajse të gjithë njerëzit me HIV pozitiv do të vdesin.
Motoja e këtij viti për shënimin e Javës për luftë kundër tuberkulozit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut është: Është koha për një botë pa tuberkuloz!