11 Shtator, 2015

Filloi implementimi i projektit “Preventivë nga sëmundjet e mvarjes” përkrahur nga ana e Kishës së Jezu Krishtit dhe të të shenjtëve më të vonshëm

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të aktiviteteve programore për preventivë nga sëmundjet e Mvarjes, këtë vit siguroi përkrahje nga ana e Kishës së Jezu Krishtit për projektin “Preventivë nga sëmundjet e mvarjes”, që do të implementohet nëpërmjet organizatave komunale të Kryqit të kuq Qendër, Çair, Karposh, Koçan, Kumanovë, Kriva Pallankë, Manastir, Strugë, Strumicë dhe Veles. Përkrahja është me lartësi prej 727 240 denarë apo rreth 13 070 USD. Bëhet fjalë për projektin i cili ka për qëllim të ngritet vetëdija në bashkësitë për preventivë nga sëmundjet e mvarjes tek nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

sdr

Projekti do të implementohet në periudhën shtator – dhjetor 2015 e do të përfshijë përgatitjen e doracakut për edukatorë moshatar, përgatitje të fletushkave edukative për preventivë nga alkoolizmi, pirja e duhanit dhe drogave në gjuhën maqedone, shqipe dhe rome, trajnim për 30 vullnetarë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për mbajtjen e edukimeve moshatare për të rinj, mbajtje të më së paku 100 punëtorive me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, mbajtje të tribunave me institucionet lokale, mediat dhe me popullatën për ngritjen e vetëdijes për organizimin e aktiviteteve për preventivë të sëmundjeve të mvarjes, dhe aktivitete tjera promovuese. Më 09.09.2015 dhe 10.09.2015 në Kumanovë dhe Manastir janë mbajtur punëtori instruktive për informimin e sekretarëve dhe vullnetarëve të këtyre aktiviteteve komunale për agjendën e aktiviteteve dhe obligimet për periudhën vijuese.

sdr

< kthehu mbrapa