Forcimi i shëndetit, qasjes, pjesëmarrjes dhe barazisë sociale në Vendet e Ballkanit Perëndimor
Më 14 nëntor, në Beograd, R. e Serbisë, u mbajt takim përgatitor në kuadër të projektit “Forcimi i shëndetit, qasjes, pjesëmarrjes dhe barazisë sociale në Vendet e Ballkanit Perëndimor” (“Strengthening Health, Access, Participation and Social Equity in Western Balkan countries” – SHAPE) i financuar nga Ministria Austriake për Çështjet Sociale. Si organizatë aplikuese e projektit është Kryqi i Kuq Austriak, ndërsa aktivitetet e projektit do të zbatohen në Shoqatat kombëtare partnere – Kryqi i Kuq në RMV, Shqipëri dhe Serbi në periudhën tetor 2024-tetor 2026. Qëllimi i projektit është të kontribuojë në zbutjen e pasojave negative socio – ekonomike për grupet vulnerabël në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes sociale dhe ekonomike dhe qasjes së popullatës vulnerabël në shëndetësi, shërbime sociale dhe kujdes në këto vende.
Në takimin përgatitor u prezantuan aktivitetet e planifikuara në të tri shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq, afati kohor dhe specifikat e planit të monitorimit, si dhe u diskutuan çështje organizative, financiare dhe administrative.
Kryqi i Kuq i RMV – Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, në kuadër të kësaj mbështetjeje të projektit, do të realizojë aktivitete për përkrahjen e personave të pastrehë që vizitojnë pikën e pastrehëve të Kryqit të Kuq në Momin Potok. Mbështetja do të jetë në drejtim të ofrimit të shërbimeve për të lehtësuar integrimin social dhe ekonomik të njerëzve pa strehim, si dhe mbështetje për ata që janë të ekspozuar ndaj rrezikut të të pastrehëve në Shkup. Nëpërmjet një qasjeje të strukturuar dhe me mbështetjen e ndërmjetësuesve kulturorë dhe vullnetarëve, ne do të punojmë për forcimin e mëtejshëm të mirëqenies psiko-sociale dhe fizike të njerëzve të prekur nga varfëria, ndërgjegjësimin për dhunën ndaj grave, me theks tek gratë dhe vajzat e pastreha. Ekipi profesional në Pikën për të pastrehët do të ofrojë gjithashtu aktivitete për promovimin e shëndetit dhe mbështetje psiko-sociale specifike për grupin e synuar.