14 Tetor, 2022

Fushata me rastin e “Javës së luftës kundër urisë”

Në aksionet globale për luftimin e urisë këtë vit është përfshirë edhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut duke organizuar një fushatë nën moton “Mendo edhe për ne”, e cila zhvillohet nga 16 deri më 22 Tetor në kuadër të “Javës për të luftuar urinë”. Aksione humanitare për sigurimin e donacioneve në të holla dhe ushqime do të organizohen në bashkëpunim me odat ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kompanitë, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.

Donacionet mund të paguhen në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV 300000001327966 numri tatimor: 4030984271620 SH.A Komerciale Banka Shkup, si dhe 100 denarë përmes celularëve nga numrat telefonave: 070/075/077 143 400. Mjetet e dhuruara nga aksionet humanitare do të synojnë të sigurojnë ushqim për të ndihmuar grupet vulnerabël të popullsisë në komunitetet e vendit.

Me këtë fushatë, si me shumë aktivitete të tjera humanitare, Kryqi i Kuq kontribuon në përpjekjet e përgjithshme të ndërmarra në vend për uljen e varfërisë dhe përjashtimit social të qytetarëve.

< kthehu mbrapa