Gara shtetërore për ndihmën e parë
Më 21 shtator 2024, në Gjorçe Petrov-Shkup do të mbahet gara shtetërore për ndihmën e parë, nikoqire do të jetë Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Karposh. Hapja ceremoniale e manifestimit do të jetë në skenën në pjesën qendrore të parkut Gjorçe Petrov duke filluar nga ora 11:00. Në garë do të marrin pjesë 12 ekipe nga 12 organizata komunale të Kryqit të Kuq që fituan 6 vendet e para nga garat rajonale që u zhvilluan në muajin maj.
Në kuadër të aktiviteteve të tij, Kryqi i Kuq i RMV po punon në mënyrë aktive për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ndihmës së parë, duke ofruar trajnime dhe shërbime për grupet e ndryshme të synuara në mënyrë që të përmirësohet siguria dhe shëndeti i përgjithshëm i njerëzve. Ne kontribuojmë për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programeve të ndihmës së parë, të krijuara sipas nevojave të grupeve të ndryshme të synuara si fëmijët parashkollorë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, kandidatë për drejtues mjetesh motorike, persona përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, personat me nevoja të veçanta etj. Kryqi i Kuq i RMV-së jep një kontribut të veçantë në promovimin e ndihmës së parë në institucionet arsimore, ku që në moshë të re mësojmë dhe përmirësojmë kompetencat e të rinjve se si të japin ndihmën e parë siç duhet.