Red Cross Shape
Hapje solemne e ambienteve të reja në Strugë

2026-04-02

Hapje solemne e ambienteve të reja në Strugë

Sot, në Kryqin e Kuq të RMV-së – Organizata Komunale Strugë, u bë hapja solemne e ambienteve të reja, me ç’rast organizata fitoi një hapësirë moderne dhe funksionale për aktivitetet dhe projektet e saj të orientuara drejt të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë shumë mysafirë dhe bashkëpunëtorë, ndër të cilët edhe Sekretari i Përgjithshëm i KKRSM-së, d-r Sait Saiti, si dhe kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra. Në fjalimet e tyre ata theksuan rëndësinë e investimit në sektorin rinor dhe mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

Sekretari i Përgjithshëm Saiti mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku theksoi rolin e të rinjve si bartës të ndryshimeve pozitive dhe përshëndeti përkushtimin e organizatës lokale.

Nga ana e OKK Strugë, Saitit iu nda një mirënjohje për kontributin e tij të pakursyer dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e aktiviteteve humanitare dhe zhvillimin e organizatës.

Hapja e ambienteve të reja përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për OKKK Strugë, duke mundësuar kushte më të mira për punë, edukim dhe realizimin e projekteve të ardhshme në dobi të qytetarëve.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026