Red Cross Shape
IDERSHIP, QEVERISJE E MIRË DHE ROL MË I FUQISHËM NË KOMUNITET

2026-10-05

IDERSHIP, QEVERISJE E MIRË DHE ROL MË I FUQISHËM NË KOMUNITET

Në Strugë, nga 2 deri më 4 tetor, u mbajt punëtori me kryetarët e OKKK/KKQSH dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Punëtoria iu kushtua qeverisjes së mirë, lidershipit, zhvillimit të organizatës dhe forcimit të rolit të strukturave të zgjedhura, me qëllim krijimin e një Kryqi të Kuq modern dhe të qëndrueshëm.

Në fokus ishin Statuti i ri, kompetencat dhe përgjegjësitë e strukturave të zgjedhura, përvojat nga procesi zgjedhor i vitit 2026, si dhe dallimet ndërmjet qeverisjes, drejtimit dhe zbatimit operacional.

Vëmendje e veçantë iu kushtua temës „Çfarë Kryqi të Kuq duam të kemi në vitin 2030?“, ku pjesëmarrësit diskutuan për prioritetet e ardhshme dhe ndryshimet e nevojshme në nivel kombëtar dhe lokal.

Gjatë punëtorisë u diskutua edhe për forcimin e rolit ndihmës të Kryqit të Kuq, marrëdhëniet me pushtetin lokal dhe qendror, diplomacinë humanitare dhe avokimin, si dhe mundësitë për një pozicionim më të fuqishëm të organizatave lokale në komunitete.

Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua pjesëmarrjes së të rinjve dhe zhvillimit të liderëve të ardhshëm, si dhe përdorimit të mjeteve të reja digjitale në punën e organizatës.

Pjesëmarrësit punuan edhe në temën „OKKK ime në vitin 2028“, me fokus në zhvillimin lokal, planifikimin dhe financimin e qëndrueshëm.

Punëtoria përfundoi me konkluzione të përbashkëta dhe angazhime për avancimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe zhvillimit të organizatës.

Me një vizion të qartë, lidership të përgjegjshëm dhe angazhim të përbashkët, Kryqi i Kuq vazhdon të ndërtojë një organizatë më të fuqishme dhe moderne, të gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit.

Други вести

KRYQI I KUQ I RMV-SË PJESË E NJË FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR SHËNDETIN MENDOR NË PRAGË
SHKËMBEJMË PËRVOJA, NDËRTOJMË KAPACITETE, FORCOJMË HUMANIZMIN
JAVA E PHV-SË

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026