Red Cross Shape
“JAVA E LUFTËS KUNDËR URISË” – KRYQI I KUQ NË AKSION PËR MBËSHTETJEN E MË TË RREZIKUARVE

2026-10-16

“JAVA E LUFTËS KUNDËR URISË” – KRYQI I KUQ NË AKSION PËR MBËSHTETJEN E MË TË RREZIKUARVE

Dita Botërore e Ushqimit – 16 tetori, na kujton se çdo njeri meriton qasje në ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor. Megjithatë, uria dhe varfëria mbeten një sfidë serioze, prandaj solidariteti dhe humanizmi kanë një rëndësi të veçantë.

Në shenjë mbështetjeje për personat dhe familjet në rrezik social, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit realizon fushatën „Mendoni edhe për ne“, në kuadër të „Javës së Luftës Kundër Urisë“, nga 16 deri më 22 tetor. Përmes aksioneve humanitare dhe donacioneve, Kryqi i Kuq siguron ndihmë ushqimore për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, duke nxitur humanizmin dhe solidaritetin në komunitet.

Bëhuni pjesë e humanizmit – dhuroni dhe ndihmoni që të sigurojmë ushqim për ata që kanë më së shumti nevojë!

Donacionet mund të paguhen në llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së:

Llogaria: 300000001327966

Numri tatimor: 4030984271620

Banka: AD Komercijalna Banka Shkup

Qëllimi i pagesës: Fushata „Mendoni edhe për ne“

Donacionet mund të bëhen edhe përmes telefonit celular, duke thirrur numrin 143 400, me ç’rast dhurohen 100 denarë.

Së bashku, përmes solidaritetit dhe aksioneve të përbashkëta humanitare, kontribuojmë në uljen e urisë dhe në sigurimin e mbështetjes për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve.

Други вести

KRYQI I KUQ I RMV-SË PJESË E NJË FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR SHËNDETIN MENDOR NË PRAGË
SHKËMBEJMË PËRVOJA, NDËRTOJMË KAPACITETE, FORCOJMË HUMANIZMIN
JAVA E PHV-SË

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026