KONKURS NDËRKOMBËTAR SHPËRBLYES
Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit në bashkëpunim me Shoqatën e dizajnerëve grafikë “Pllakart”, si pjesë e projektit “Klubet shkollore për edukim dhe parandalim”, mbështetur nga Qyteti i Shkupit, shpall
KONKURS NDËRKOMBËTAR SHPËRBLYES
në temën: BUZËQESHJA J “Gjithkund për secilin” / SMILE J „Everywhere 4 everyone“
Në vigjilje të Ditës botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, 8 maj, dhe gjatë gjithë vitit 2018, do të festojmë forcën dhe fuqinë e rrjetit tonë global, si kontribut i stafit tonë dhe i rreth 14 milionë vullnetarëve në botë përmes motos “Gjithkund për secilin”.
Këtë vitë kemi për qëllim të zgjerojmë njohuritë për misionin dhe kontributin e Kryqit të kuq duke theksuar shumëllojshmërinë e punës sonë dhe universalitetin në qasjen tonë. Ne përdorim një thirrje të thjeshtë për veprim për të ndarë njërën prej simboleve më të njohura universale – buzëqeshjen.
Buzëqeshja është shenjë universale e lumturisë, rehatisë dhe kënaqësisë.
Për vullnetarët, kjo do të thotë një punë e kryer mirë. Për ndonjë të prekur nga fatkeqësia ose kriza, kjo mund të thotë se ekziston dikush që është i gatshëm për të ndihmuar. Dëshirojmë të përdorim fuqinë e këtij simboli për të festuar përkushtimin dhe ndikimin e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, vullnetarët dhe punonjësit. Qëllimi ynë është të theksojmë si Lëvizja i zgjidh sfidat humanitare nëpërmjet qasjeve origjinale, inovative dhe të pazakonta.
Duke u fokusuar në aksionin dhe ndryshimet pozitive në komunitet, do të ndajmë histori pozitive të ndryshimeve dhe shpresës me thirrjen për veprim “Ndajeni atë që nxit buzëqeshjen”.
Me qëllim të promovimit të punës së Kryqit të kuq dhe ndryshimeve pozitive në komunitet, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, mbështetur nga Shoqata e dizajnerëve grafikë “Pllakart” shpall një konkurs shpërblyes me temën: BUZËQESHJA J “Gjithkund për secilin” / SMILE J„Everywhere 4 everyone“
Konkursi do të jetë i hapur nga 1 prilli deri më 1 maj të vitit 2018.
Konkursi u dedikohet nxënësve, studentëve dhe fakulteteve/akademive/kolegjeve të artit dhe dizajnit, të regjistruara në institucione arsimore si dhe të gjithë dizajnerëve profesionalë pa kufizuar moshën për të aplikuar. Çdo pjesëmarrës mund të aplikojë maksimum tre posterë;
Aplikacionet grupore nuk janë të lejuara.
KUSHTET E PJESËMARRJES
- Pllakati duhet të promovojë temën BUZËQESHJA J “Gjithkund për secilin” / SMILE J„Everywhere 4 everyone“
- Pllakati i dorëzuar duhet të jetë me dimensione 500 х 700 mm me rezolucion 150 dpi në profilin CMYK në formatin PDF ose JPG. Fajllet nuk duhet të jenë më të mëdhenj se 25 mb dhe duhet të dorëzohen në adresën elektronike mladi@redcross.org.mk jo më vonë se 1 maji i vitit 2018 (deri në ora 00:00).
- Të gjitha fontet e përdorura duhet të jenë të vektorizuara ose të rasterizuara.
- Zgjedhja e zgjidhjes më të mirë ideore do të bëhet nga komisioni 3 (tre) anëtarësh i përbërë nga përfaqësues të Kryqit të kuq, Qyteti i Shkupit dhe Shoqata e dizajnerëve grafikë “Pllakart”
- Nuk është i lejuar përdorimi i dizajnëve/materialeve për të cilat nuk posedoni të drejtat e autorit.
Organizatorët ruajnë të drejtën për të përdorur zgjidhjet e dorëzuara vizuale për prezantim dhe përdorim në media dhe për riprodhim për qëllime promovimi në kuadër të aktiviteteve të promovimit dhe fushatave ndërkombëtare.
Të gjitha zgjidhjet e mbërritura ideore, autorët do t’ia japin Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe në të ardhmen ato mund të përdoren vetëm nga Kryqi i kuq në fushata dhe/ose në aktivitete për promovimin e Organizatës dhe angazhimit të vullnetarëve.
Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit/ Shoqata e dizajnerëve grafikë “Pllakart”/Qyteti i Shkupit