Red Cross Shape
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në vizitë në Kryqin e Kuq

2025-08-14

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në vizitë në Kryqin e Kuq

Më 14 gusht 2025, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të tij. U ngrit edhe çështja e iniciimit të një procedure për miratimin e një Ligji të ri për Vullnetarizmin, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe statusit të vullnetarëve në vend. Gjithashtu, u theksua rëndësia e promovimit të Konventave të Gjenevës dhe protokolleve shtesë. Me rastin e 5 Dhjetorit – Ditës Botërore të Vullnetarizmit, u propozua organizimi i një aktiviteti vullnetar me pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e rolit që ka Kryqi i Kuq në shoqëri, veçanërisht në kohë krizash, si dhe nevojën për mbështetje institucionale ndaj organizatave që janë të përkushtuara në punën humanitare.

Sekretari i Përgjithshëm Saiti shprehu falënderime për përkrahjen, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët relevantë të shoqërisë, me qëllim të një veprimi më efikas dhe të koordinuar në terren.

Други вести

Java e luftës kundër kancerit
Pagesa e ndihmës humanitare – mbështetje financiare për të prekurit nga zjarri në Koçan
Mbështetje psiko-sociale për fëmijët e evakuuar nga përmbytjet në Kërçovë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026