Red Cross Shape
Kryqi i Kuq ka bërë pagesa për familjet e viktimave në aksidentin në Koçan

2025-03-28

Kryqi i Kuq ka bërë pagesa për familjet e viktimave në aksidentin në Koçan

Deri më sot janë mbledhur 102.410.247,00 denarë. Kryqi i Kuq RMV deri më tani ka bërë pagesa për familjet e të gjithë të vdekurve dhe të lënduarve që po trajtohen jashtë vendit nga aksidenti tragjik në Koçan.

Për të lënduarit e shtruar në spitalet e vendit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë po punohet për mbledhjen e të dhënave. Pas marrjes së listave, fondet do të disbursohen menjëherë.

Shpresojmë në fillim të javës së ardhshme. Menjëherë më pas do të mundësohet qasja në harmonizimin e kritereve për pagesën e mjeteve të mbetura për viktimat.

Kryqi i Kuq vazhdon të ofrojë mbështetje psikosociale për popullatën e prekur përmes angazhimit të mbi 100 psikologëve në bashkëpunim me Odën e Psikologëve të Maqedonisë. Në bashkëpunim me shkollat organizohet mbështetje e përditshme për mësuesit dhe nxënësit për t’u përballur me situatën e krijuar, si dhe pjesëtarë të zjarrfikësve dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me kërkesë të universitetevr Kryqi i Kuuq organizon trajnime për ndihmën e parë dhe ndihmën e parë psikologjike në universitete.

ndihmë për studentët.

Së bashku me partnerët tanë, Kryqi i Kuq do të vazhdojë të mbështesë familjet e të lënduarve në procesin e kthimit të tyre në jetën e përditshme përmes zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Odën e Psikologëve të Maqedonisë, Kryqi i Kuq në periudhën e ardhshme do të realizojë aktivitete për edukimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe profesional për përballimin e situatave stresuese, identifikimin me kohë dhe zvogëlimin e cenueshmërisë së shkaktuar nga krizat dhe situatat emergjente si dhe zbutjen dhe eliminimin e pasojave për shëndetin mendor në situata krize dhe emergjente.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026