Red Cross Shape
18 Tetori – Dita Evropiane kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

2025-10-18

18 Tetori – Dita Evropiane kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtar i Sekretariatit të Komisionit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe migrimit të paligjshëm, përmes zbatimit të aktiviteteve parandaluese jep kontribut në luftën kundër këtij problemi global që reflektohet edhe në vendin tonë. Në këtë drejtim, edhe këtë vit Kryqi i Kuq i RMV-së do të përfshihet në shënimin e 18 Tetorit – Ditës Evropiane kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, përmes organizimit të aktiviteteve parandaluese për edukim ndërmjetësues të popullatës së re përmes Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq.

Me këtë rast do të organizohen 30 punëtori për parandalim me të rinj nga shkollat fillore dhe të mesme, me vullnetarë nga klubet rinore të Kryqit të Kuq. Leksionet parandaluese kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së të rinjve, njohjen e mënyrave përmes të cilave ata mund të përfshihen në trafikimin me qenie njerëzore dhe mbrojtjen e tyre vetjake.

Trafikimi me qenie njerëzore është një problem serioz shoqëror dhe përfaqëson formën më të rëndë të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut – të drejtës për jetë, për lëvizje të lirë, për lirinë e zgjedhjes dhe të tjera të drejta dhe liri. Trafikimi me njerëz është një problem që kërkon qasje të përbashkët për çrrënjosjen e tij dhe investim të përbashkët të përpjekjeve nga institucionet përkatëse relevante.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026