Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Garë Rajonale e Ndihmës së Parë në Gjevgjeli

2025-05-10

Garë Rajonale e Ndihmës së Parë në Gjevgjeli

Më 10 maj 2025, në organizim të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Gjevgjelisë, u mbajt Gara Rajonale e Ndihmës së Parë për Rajonin 1, me temë: “Ndihma e parë në mjedisin shkollor”.

Morrën pjesë ekipe nga disa komuna të rajonit, të cilat garuan në disiplina praktike dhe teorike, duke treguar njohuri, shpejtësi dhe koordinim në grup.

Vendi i parë i takoi ekipit të Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Koçanit, i cili u dallua me rezultate më të larta në të gjitha segmentet e garës.
Urime për fituesit dhe falënderim për të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe humanizmin e treguar!

Me ngjarje të tilla, Kryqi i Kuq vazhdon të ndërtojë kulturën e solidaritetit dhe përgatitjen tek të rinjtë.