Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Java e Higjienës

2025-04-08

Java e Higjienës

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej 8 deri më 15 prill 2025, në përputhje me kalendarin e aktiviteteve tradicionale, do të shënojë Javën e Higjienizimit, nën moton “Higjiena – obligim personal për shëndetin kolektiv”.

Promovimi i higjienës është një pjesë themelore e aktiviteteve të ujit dhe kanalizimeve të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin publik dhe parandalimi i sëmundjeve që lidhen me praktikat e dobëta të higjienës. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se 1.7 milionë vdekje në vit i atribuohen ujit të pasigurt, kanalizimeve dhe higjienës.

Për të kontribuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e higjienës së duhur dhe të rregullt te popullata e re, organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit do të ndajnë postime në rrjetet sociale dhe do të organizojnë punëtori edukative dhe ligjërata për promovimin e higjienës për fëmijët dhe mësuesit nga kopshtet dhe shkollat ​​fillore.