Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Kupa për Kryqin e Kuq të Sveti Nikollës, Manastirit dhe Negotinës

2025-09-24

Kupa për Kryqin e Kuq të Sveti Nikollës, Manastirit dhe Negotinës

Më 23 shtator 2025, në Shtëpinë e Kulturës në Sveti Nikollë, u mbajt ceremonia solemne e ndarjes së Kupës PHV për vitin 2025.

Vendi i parë dhe kupa iu ndanë organizatave komunale të Kryqit të Kuq nga Sveti Nikolla, Manastiri dhe Negotina, për shkak të numrit të barabartë të projekteve të vlerësuara me “diell”.

Të rinjtë nga këto tri qytete kanë realizuar nga 4 projekte të vlerësuara me “diell”, projekte me ndikim të qëndrueshëm për përfituesit. Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues nga 21 organizata komunale të Kryqit të Kuq, të cilët gjithashtu realizuan projekte me “diell”, gjë që përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e projekteve këtë vit.

Fjalime në ngjarje mbajtën: Kryetari i Kryqit të Kuq të Sveti Nikollës, Kryetari i Komunës së Sveti Nikollës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti, i cili së bashku me Bordin Drejtues të KKRMV-së, jep mbështetje të fuqishme për zbatimin e programit PHV.

Këtë vit, në kuadër të programit, ishin të përfshirë: 1.041 të rinj, 170 projekte të realizuara dhe 5.186 persona të ndihmuar.

Urime për të gjithë të përfshirët në ciklin e sivjetshëm të PHV-së për rezultatet e arritura – si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar! Dhe urime për Kryqin e Kuq të Sveti Nikollës për organizimin e shkëlqyer të ngjarjes!